LAGJJA “QEMAL STAFA”; SHKODËR | ENIS PREZA MBETI I PLAGOSUR ME THIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 3
- 1 min read
Updated: Apr 4

Lagjja “Qemal Stafa”, Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Enis Preza, me moshë 19 vjeç, dhe një subjekt i mitur me mbiemër Shullani, 17 vjeç, u plagosën me thikë gjatë një konflikti të çastit.


Njoftim | Shkodër.
Informacion paraprak.
Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.
Lajm në përditësim, … 👇👇👇
Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Nikson Kodra, me moshë 25 vjeç.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments