top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“URA E DERVISHBEGUT”; SHKODËR | IVZIN GUCIA U ARRESTUA; DORAS NË TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NDAJ GENC HOXHËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read

Ura e Dervishbegut”, Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale kundër Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ivzin Gucia, me moshë 39 vjeç.


Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri ndaj:

1- Z. Genc Hoxha, 45 vjeç (plagosje në këmbë; ndodhet nën kujdesin e mjekëve; jashtë rrezikut për jetën).


Njoftim | Shkodër.


Plagosi me armë zjarri në këmbë një 45-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutash autori.


Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda, të mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.


Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. G., 39 vjeç, pronari i një subjekti servis, i cili ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G. H.


Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë të cilën e kishte me leje.


Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.


Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page