top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KËRKOHET NGA PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR ERVIS MATODASHAJ (I NJOHUR SI “ÇOKE QORRI”).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Z. Ervis Matodashaj
Z. Ervis Matodashaj

Tiranë, Shqipëri | U botua fotografia e z. Ervis Matodashaj, i njohur rëndom si “Çoke Qorri”, i cili, është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si subjekt i lidhur me z. Inez Hajrulla, i identifikuar nga hetimet penale paraprake si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal në Vlorë.

 

Në datën 7 mars z. Matodashaj dhe z. Hajrulla i shpëtuan arrestimit gjatë një operacioni të urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

 

Z. Hajrulla ka qenë disa herë objekt sulmesh.

 

Në vitin 2017, u bë përpjekje për vrasjen e tij me lëndë plasëse (tritol) në një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga z. Edison Harizaj, i vrarë në Durrës në vitin 2018.

 

Në vitin 2019, ai ishte në shoqërinë e z. Ervis Matodoshaj duke pirë kafe në zonën e njohur si “7 pallatet Oslo”, baza e tij, kur u qëllua me breshëri plumbash.

 

Si pasojë e këtyre të shtënave mbeti i plagosur rastësisht z. Dajko Canodemaj, i cili, ishte duke pirë kafe.

 

Autorët pasi u larguan dogjën automjetin në Babicë të Vogël.

 

Në gusht 2023, z. Inez Hajrulla dhe z. Ervis Matodoshaj dyshohet se ishin shënjestër e një sulmi që u parandalua nga Policia e Vlorës.

 

Z. Amarildo Nikolli, me moshë 35 vjeç, u arrestua në zonën e ujit të Ftohtë në Vlorë me armë zjarri të shkurtër (brezi) me zhurmë mbytës (silenciator), me fishek në fole, gati për qitje, me një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç në çantën e shpinës.

 

Hetimet penale paraprake zbuluan se shënjestër ishin z. Hajrulla dhe z. Matodoshaj.

 

Porositësi i vrasjes, z. Leonard Luzi, u ekstradua nga Mbretëria e Spanjës në muajin korrik të vitit 2024; i dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i GjKKO-së, bashkë me dy anëtarët e tjerë  të grupit që e ndihmuan në planin për eliminimin e z. Hajrulla.


Z. Leonard Luzi u dënua me 11 vite burg (nga gjykimi i shkurtuar me 7.4 vite burg).


Z. Amarildo Nikolli rezulton i dënuar me 2.9 vite burg.


Z. Muharrem Koroveshi u dënua përfundimisht me 6.8 vite burg.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page