top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “PAVARËSIA”; VLORË | ARNALDO MATODASHAJ U GJET I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI || PO HETOHET PËR VRASJE E MBETUR NË TENTATIVË; VETËVRASJE E MBETUR NË TENTATIVË; PLAGOSJE NGA PAKUJDESIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 16
  • 1 min read

Lagjja “Pavarësia”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduriale penale në Prokurorinë vendore në ngarkim të:

1- Z. Arnaldo Matodashaj, me moshë 35 vjeç.


Rreth orës orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku ai jetonte, u gjet i plagosur me armë zjarri.


Në lidhje me rastin po hetohet për:

1- Vrasje e mbetur në tentativë.

2- Vetëvrasje e mbetur në tentativë.

3- Plagosje nga pakujdesia.


Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë e shkurtër zjarri (Glock).


Njoftim | Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç.


Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.


Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page