LAGJJA “UJI I FERRIT” (UJI I FTOHTË); VLORË | PO KRYEN VEPRIME POLICORE PËR ARRESTIMIN E INES HAJRULLËS DHE ERVIS HAJRULLAHUT; GISHT NË VRASJEN E GENTIAN QARRIT (GEÇES) NË VLORË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 13 hours ago
- 1 min read

Lagjja “Uji i Ferrit” (Uji i Ftohtë), Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale kundër Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore dhe ato të posaçme të Policisë së Shtetit mbështetur mbi akte proceduriale penale të shqiptuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po kryejnë veprime për arrestimin e:
1- Z. Ines Hajrulla.
2- Z. Ervis Hajrullah.
Ata konsiderohen të përfshirë në vrasjen me armë zjarri të:
1- Z. Gentian Qarri; i njohur rëndom me nofkën “Geçe”; ngjarje kriminale e ndodhur në datën 06.02.2021, në Vlorë, në lagjen “29 Nëntori”, pranë Bibliotekës dhe Kishës Ortodokse.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments