KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MIRATOI NGRITJEN E KOMISIONIT TË POSAÇËM ANTI-KORRUPSION.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm Anti-Korrupsion.
Miratimi u krye me 73 vota pro të shumicës politike qeverisëse.
Degëzimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë i njohur si “Grupi i Rithemelimit” nuk e mbështeti ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Gjashtë (6) deputetë të pakicës politike që ishin në sallë e Kuvendit votuan kundër.
Qëndrim abstenues nuk pati.
Komisioni i Posaçëm Anti-Korrupsion do të ketë 11 anëtarë.
Afati paraprak i funksioniit të tij do të jetë 10 mujor.
Anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare por edhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.
Hamendësohet se kryetar i këtij komisioni pritet të jetë deputeti i subjektit politik pushtetmbajtës Fatmir Xhafaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































