top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KUSH ISHTE ABAZ KUPI?

Tiranë, Shqipëri | Më 9 janar të vitit 1976 vdiq Abaz Kupi. Ai lindi në Krujë në vitin 1892.

 

Në vitin 1912 përkrahu Esat Pashë Toptanin. Në vitin 1920 u rreshtua përkrah Mustafa Krujës kundër Ahmet Zogut.

 

Pavarësisht mospajtimeve mes tyre, pas ardhjes së Zogut në pushtet, Kupi u bë komandant i Krujës, e më pas major në xhandarmërinë e Durrësit në vitet 1932-1939.

 

Më 7 prill të vitit 1939, kur italianët zbarkuan në Durrës, Abaz Kupi, i njohur edhe si Bazi i Canës, udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak, duke mbajtur qëndresë për 36 orë.

 

Me pushtimin e Shqipërisë u largua drejt Stambollit.

 

Në qershor të vitit 1939 familja e tij u internua në Himarë. U rikthye në atdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Mbledhjes së Pezës të mbajtur më 16 shtator të vitit 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ-it.

 

U bë nismëtari Konferencës së Mukjes, të mbajtur në datat 1-2 gusht të vitit 1943.

 

Duke mos u pajtuar me qëndrimet e Enver Hoxhës, i cili, në shtator 1943 hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit, në 19 nëntor të vitit 1943 Kupi u largua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe më 21 nëntor formoi Lëvizjen e Legalitetit, që synonte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri.

 

Në 24 tetor të 1944 u largua nga atdheu.

 

Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja dhe vajzat u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page