KUKËS | PËLLUMB VESELI U ARRESTUA; BËNTE XHIRO ME MAKINË I ARMATOSUR ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Pëllumb Veseli, me moshë 30 vjeç.
Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Akulli”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me automjet, i armatosur, në qytetin e Kukësit, kapet dhe vihet në pranga 30- vjeçari.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.
Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akulli”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Pëllumb Veseli., 30 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments