top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROKURORIA E POSAÇME ZBARDHI VRASJEN E EDMIR BREGUT (ILIR KUÇIT) NGA KUKËSI | ASTRIT AVDYLAJ POROSITI VRASJEN; DORAS ISHIN ALFRED DOKA DHE ERMIR DEDJA (KY I FUNDIT I VRARË NË DURRËS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 3
  • 2 min read
Ermir Dedja
Ermir Dedja

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur vrasjen e:

1- Z. Edmir Bregu (i njohur edhe si Ilir Kuçi, me moshë 32 vjeç, nga Kukësi, banues në zonën e ish-Kënetës në Durrës), i cili, u vra me armë zjarri në datën 23.01.2024, në lagjen nr. 16, Durrës.


Porositës i vrasjes së tij konsiderohet:

1- Z. Astrit Avdylaj.


Vrasja u porosit në shenjë hakmarrjeje për përpjekjen për vrasjen e nipit të tij, z. Aldo Avdylaj.


Doras (ekzekutues) konsiderohen:

1- Z. Alfred Doka, i shpallur në kërkim policor.

2- Z. Ermir Dedja (i vrarë me armë zjarri automatike në datën 20.05.2025, në Durrës, ndërsa po qarkullonte në këmbë).


Pesë subjekte konsiderohen të përfshirë në vrasjen e tij, dy prej të cilëve janë arrestuar, konkretisht:

1- Z. Erion Ndoni, me moshë 36 vjeç.

2- Z. Klodian Berisha, me moshë 35 vjeç (të konsideruar se kontrabanduan automjetin që u përdor nga dorasit).


Në kërkim policor janë shpallur:

1- Z. Xhuljano Dyrmishi, me moshë 33 vjeç.

2- Një subjekt (mashkull) shqiptar.

3- Një subjekt (mashkull), marokien.


Prokuroria e Posaçme mori në shqyrtim të dhënat penale të përfituara nga autoritetet e Bashkimit Evropian nga platforma e koduar “SkyEcc”.


Konkretisht:

1- Të dhënat penale të kodit “Q1CTJT” që përdorej nga z. Aldo Avdylaj).

2- Të dhënat penale të kodit “TEDV40”, që përdorej nga z. Astrit Avdylaj.


Nga shyrtimi i tyre u duall në konkluzion se ata ishin organizatorë, urdhërues dhe financues të vrasjes së:

1- Z. Edmir Bregu (Ilir Kuçi).


I përfshirë ka qenë edhe:

1- Z. Enea Kume (vëllai i deputetit të subjektit politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë Loer Dume).

Z. Enea Kume
Z. Enea Kume
Z. Loer Kume
Z. Loer Kume

Në lidhje me këto ngjarje kriminale Agjencia Telegrafike Vox (Voks) ka botuar në artikull që mund të gjendet duke trokitur (klikuar) këtu, ... 👇👇👇



Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page