top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUITO | KREU I BANDËS KRIMINALE LOS KONEROS (CHONEROS) HOZE (JOSÉ) ADOLFO MAKIAS (MACÍAS) VILLAMAR I NJOHUR SI “FITO” U EKSTRADUA NË SHBA-ës | E PRET BURGU I PËRJETSHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 21
  • 1 min read
ree

Kuito, Ekuador | Presidenti ekuadorian Daniel Noboa festoi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të z. Hoze (José) Adolfo Makias (Macías) Villamar, i njohur si “Fito”, bosi i bandës kriminale Los Koneros (Choneros).


Dorëzimi i trafikantit më të madh të drogës në Ekuador te drejtësia amerikane, i cili ,u zhvillua dje në një fluturim të posaçëm të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-ës me destinacion Jorkun e Ri, u theksua nga udhëheqësi konservator si një hap vendimtar në ofensivën e tij kundër krimit të organizuar.


Nuk do të shihemi më kurrë, ‘Fito’”, shkroi Presidenti Daniel Noboa në llogaritë e tij në mediat sociale virtuale pak minuta pasi u konfirmua mbërritja e të ndaluarit në aeroportin Mek’Orthër (MacArthur) në Long Island.


Në të njëjtin postim, kreu i shtetit ia atribuoi ekstradimin vullnetit popullor të shprehur në referendumin e prillit 2023, në të cilin, ekuadorasit votuan për të hequr ndalimin kushtetues që pengon dorëzimin e bashkatdhetarëve të kërkuar nga gjykatat e huaja.


Falë njerëzve që thanë po në votime, ky ekstradim është bërë i mundur”, tha Presidenti Noboa.


Ekstradimi i “Fito” vjen tre javë pas kapjes së tij në Manta, ku u gjet në një bunker nëntokësor.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page