top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR: UDHËHEQËSI I LOS KONEROS (CHONEROS) ADOLFO MAKIAS (MACÍAS) VILLAMAR I NJOHUR NDRYSHE SI “FITO” PRANOI TË EKSTRADOHET NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12
  • 1 min read
ree

Kuito, Ekuador | Z. Adolfo Makias (Macías) Villamar, i njohur ndryshe si “Fito”, ka pranuar të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.


Mediat kryesore ekuadoriane raportuan këtë.


Vendimi u njoftua në seancën dëgjimore për ekstradimin e mbajtur në Gjykatën e Drejtësisë Ekuadoriane (CNJ) në kryeqytetin Kuito.


Udhëheqësi i Los Koneros (Choneros) u lidh nëpërmjet videokonferencës nga burgu La Roka (Roca) në Guaiakuil dhe gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Hoze (José) Suing, Kryetar i Gjykatës, e pyeti nëse ai jepte pëlqimin apo jo për ekstradimin e tij, siç kërkohej nga Prokurori i Përgjithshëm i Ekuadorit, Uillson (Wilson) Toainga.

 

I arrestuari Fito u përgjigj:

1- Po, pranoj”.


Pasi u përgjigj pozitivisht, seanca dëgjimore përfundoi.


Tani do të fillojë një proces i thjeshtuar ekstradimi dhe është çështje ditësh para se udhëheqësi i Los Koneros (Choneros) të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku e pret Prokurori i ShBA-ës për Distriktin Perëndimor të Jorkut të Ri, Xhozef Noçela (Joseph Nocella).


Ai, akuzohet në Shtetet e Bashkuara për shpërndarje ndërkombëtare të kokainës, përdorim të armëve të zjarrit për të nxitur trafikimin e drogës dhe dy krime të tjera.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page