KUBË | SHKENCËTARËT ZHVILLUAN NJË ILAÇ TË RI KUNDËR MELANOMËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Shkencëtarët në Qendrën për Imunologji Molekulare të Kubës kanë zhvilluar një ilaç të ri për trajtimin e melanomës së avancuar.
Qeveria kubane përshëndeti arritjen si një sukses në një kohë të vështirë për vendin, të shënuar nga vështirësi në furnizimin me ilaçe dhe lëndë të para për sektorët e kujdesit shëndetësor dhe biofarmaceutik, mes krizës ekonomike dhe energjetike dhe shtrëngimit të sanksioneve të ShBA-ës.
“Zhvillimi i 2C12-ës është dëshmi e përpjekjeve të komunitetit shkencor kuban për të forcuar sovranitetin e vendit në prodhimin e barnave, veçanërisht në trajtimin e kancerit një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në ishull.
Hulumtimi mbi ilaçin e ri, është pjesë e një përpjekjeje për të zhvilluar aftësi kombëtare në një sektor të konsideruar strategjik, duke zvogëluar varësinë nga qasja në ilaçet e disponueshme në tregjet ndërkombëtare”.
Kështu tha ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez.
2C12-shi ka një mekanizëm të ngjashëm me pembrolizumab-in, një nga trajtimet e përdorura ndërkombëtarisht për të stimuluar përgjigjen e sistemit imunitar kundër qelizave tumorale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments