KUBË | PARTIA KOMUNISTE I KA NDËRSYER POPULLIT QENIN E TËRBUAR TË QUAJTUR SIGURIMI I SHTETIT; U SHTUA NUMRI I TË BURGOSURVE POLITIKË; MË I VOGLI 13 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 54 minutes ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | “Numri i të burgosurve politikë të regjistruar në Kubë u rrit në 1327 në fund të muajit korrik”.
Kështu u tha në një raport nga OJQ-ja Mbrojtësit e të Burgosurve, i cili denoncon një shtrëngim të mëtejshëm të shtypjes shoqërore në Kubën e drejtuar me dhunë dhe terror sigurimesk nga komunistët gjakatarë.
Ndër rastet e reja është ai i një djali 13-vjeçar, Aleks (Alex) Javier Hernandez Gonzalez-it, i cili u arrestua dhe u rrah gjatë një proteste më 22 korrik në Santiago de las Vegas.
Vetëm në muajin korrik, OJQ-ja regjistroi 36 arrestime të reja me motive politike, 15 prej të cilave lidheshin me demonstratat kundër ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike.
“Represioni synon protestuesit, artistët, gazetarët, aktivistët dhe individët e ndaluar për akte solidariteti me protestuesit. Për më tepër, 459 të burgosur politikë vuajnë nga sëmundje të rënda”, - u tha në raport.
Raporti, i botuar sot dhe i raportuar nga media e pavarur kubane, thekson gjithashtu një rritje të përdorimit të mërgimit si kusht për liri.
Ndër rastet e cituara është ai i artistit Luis Manuel Otero Alkantara, i deportuar pasi kreu dënimin e tij.
Sipas Mbrojtësve të të Burgosurve, sistemi represiv i Kubës përdor gjithashtu paraburgimin parandalues, mbikëqyrjen dhe kërcënimet për të parandaluar mobilizime të mëtejshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments