KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): NUK DO TË JEMI MË KOLONI APO NEOKOLONI.

Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) deklaroi se vendi i tij nuk do të bëhet kurrë më koloni apo neokoloni, pasi presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) botoi një hartë që e përshkruan ishullin kubanez si pjesë të territorit të SHBA-së.
“Kuba, e vetëdijshme për atë që do të thotë të kesh qenë koloni dhe neokoloni e dy perandorive, e di mirë se nuk do të bëhet kurrë më një, nën asnjë perandori”, - tha presidenti Diaz-Kanel (Canel) në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pa përmendur në mënyrë të qartë postimin e presidentit Tramp (Trump) të botuar në rrjetin shoqëror virtual “Truth”.
“Gjaku i derdhur për pavarësinë, sovranitetin dhe vetëvendosjen e Kubës nuk do të ketë qenë i kotë; ne do t'i mbrojmë ato deri në fund”, - tha ai më tej.
Kuba ishte një koloni spanjolle për gati 400 vjet.
Në vitin 1898, Madridi humbi kontrollin mbi të pas Luftës Spanjollo-Amerikane.
Kuba më pas ra nën pushtimin ushtarak amerikan deri në vitin 1902, kur u bë republikë e pavarur, megjithëse shumë e varur nga Uashingtoni.
Kjo periudhë e ndikimit të ShBA-ës zgjati deri në suksesin e revolucionit të udhëhequr nga diktatori i kuq Fidel Kastro (Castro) në vitin 1959.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments