KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): AMERIKA PO NA PUNON QINDIN ME GJAK TË FTOHTË; NA MBYTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 minutes ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë kryer gjenocid të llogaritur ftohtësisht kundër Kubës, duke fajësuar Uashingtonin për krizën e thellë ekonomike dhe energjitike të vendit.
Në një fjalim që shënoi 73-vjetorin e sulmit ndaj Garnizonit Monkada (të raportuar nga gazeta zyrtare e Partisë Komuniste, Granma) presidenti Diaz-Kanel (Canel) mbajti qëndrim të ashpër kundër administratës amerikane të udhëhequr nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka hartuar dhe zbatuar me vetëdije një politikë të asfiksimit maksimal ekonomik kundër popullit kuban”, - tha ai, duke argumentuar se shtrëngimi i bllokadës, së bashku me rrethimin e energjisë dhe atë financiar, ka përkeqësuar krizën e energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të zgjatura të energjisë, një ngadalësim të prodhimit dhe pasoja të rënda në sistemin shëndetësor.
Presidenti Diaz-Kanel (Canel) akuzoi gjithashtu Uashingtonin se ka synuar qëllimisht popullsinë civile.
“Është e paligjshme dhe kriminale të martirizosh një popull vetëm për të provokuar një rebelim kundër qeverisë së tyre”, deklaroi ai, duke shtuar se bllokada është një armë lufte dhe shkakton vdekje.
Në fjalën e tij, ai përmendi gjithashtu rritjen e vdekshmërisë foshnjore, mungesën e ilaçeve dhe vështirësitë në spitale, të cilat i përshkroi si pasoja të sanksioneve të ShBA-ës.
Presidenti Diaz-Kanel (Canel) përsëriti se Kuba nuk është një kërcënim për Shtetet e Bashkuara apo ndonjë vend tjetër dhe lëshoi paralajmërim për bashkësinë ndërkombëtare.
“Së pari ishte Gaza, Libani dhe Irani. Sot është Kuba. Nesër mund të jetë çdo komb tjetër”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments