KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): GJITHË POPULLI USHTAR PËR T’U MBROJTUR NGA IMPERIALIZMI AMERIKAN.

Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) e quajti përgatitjen e mbrojtjes së Kubës përballë kërcënimit të vazhdueshëm të një agresioni të mundshëm amerikan një objektiv themelor.
Në Ditën e Mbrojtjes Kombëtare, ai tha përgatitja ushtarake dhe rritja e kapacitetit operacional të forcave të përfshira në të ashtuquajturën “Lufta e të Gjithë Popullit” janë përparësi për vendin.
Sipas Presidencës Kubane, Këshillat e Mbrojtjes Kombëtare, Provinciale, Bashkiake dhe Rajonale janë aktivizuar për të siguruar mbrojtjen e popullsisë dhe për të përditësuar planet për mobilizim të plotë.
Qeveria e Havanës ka paralajmëruar prej muajsh për rrezikun e ndërhyrjes ushtarake amerikane dhe ka rinisur ushtrimet ushtarake që përfshijnë popullsinë civile.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments