KUBË | PARTIA KOMUNISTE LEJOI INDIVIDËT PRIVATË TË IMPORTOJNË MALLRA TREGTARE.

Havanë, Kubë | Pas vitesh të tëra kufizimesh dhe pavarësisht embargos së ShBA-ës prej dhjetëvjeçarësh qeveria kubaneze ka autorizuar importet tregtare (komerciale) nga individë privatë dhe ka legalizuar transaksionet që më parë rrezikonin sekuestrimin ose konfiskimin nga autoritetet doganore nëse tejkalonin kufijtë e përcaktuar për përdorim vetjak.
I konsideruar si një nga zhvillimet më të rëndësishëm në procesin e vazhdueshëm të reformës ekonomike, masa do të hyjë në fuqi më 12 tetor 2026.
Rregullat e reja u lejojnë udhëtarëve dhe marrësit e dërgesave të deklarojnë mallra komerciale në doganë.
Me këtë iniciativë, Kastroizmi në pushtet synon të rregullojë një fluks importesh që ishte kryer në mënyrë informale për vite me radhë, duke u bërë një kanal jetik furnizimi për bizneset private dhe konsumatorët që përballen me mungesa të produkteve vendase.
Iniciativa është pjesë e një pakete prej 176 masash të miratuara nga qeveria për të stimuluar ekonominë vendase, të mbytur nga një nga krizat më të këqija në historinë e saj të kohëve të fundit, si pjesë e një hapjeje graduale të sektorëve tradicionalisht të rezervuar për shtetin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments