top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE: UASHINGTONI PO NA SEKUESTRON NAFTËN; PIRATERIA DHE PLAÇKITJET JANË TË PALIGJSHME.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
10 minutes ago
1 min read

Havanë, Kubë | “Qeveria akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke sekuestruar karburantin e destinuar për Kubën”.


Kështu raportoi enti mediatik vendor “Diario de Cuba”, duke cituar zv.ministrin e jashtëm Karlos (Carlos) Fernandez de Kosio (Cossío), i cili e quajti piraterinë dhe plaçkitjen të paligjshme, duke iu referuar operacionit në të cilin autoritetet amerikane sekuestruan biodizel me vlerë afërsisht 3 milionë dollarë, të destinuar për një entitet kuban të sanksionuar.


Sipas Uashingtonit, 90 dërgesa u kapën në portet e Everglades-it, Floridës dhe Hjustonit.


71 tanke që përmbanin afërsisht 500 mijë gallonë biodizel dhe 19 dërgesa të tjera që përmbanin afërsisht 120 mijë gallonë.


Ministri de Kosio (Cossío) gjithashtu kundërshtoi kapjen, në muajin shtator, të një anijeje që transportonte karburant për në Kubë në ujërat ndërkombëtare.


Ai argumentoi se importi i karburantit nga subjektet publike dhe private kubaneze është i ligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page