KUBË | 1500 DELEGATË NGA 63 VENDE MORËN PJESË NË NJË TAKIM KU U PËRKUJTUA 100-VJETORI I LINDJES SË ISH-DIKTATORIT TË KUQ FIDEL KASTRO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 36 minutes ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) hapi Kolokiumin e Parë Ndërkombëtar “Fideli, Trashëgimia dhe e Ardhmja” ku morën pjesë 1500 delegatë nga 63 vende.
Takimi feston 100-vjetorin e lindjes së udhëheqësit të Revolucionit Kuban, duke ofruar një hapësirë për reflektim mbi rëndësinë e mendimit dhe strategjisë së tij politike.
Samiti nxori në pah arritjet shoqërore të vendit, të tilla si vendosja e mbi 600 mijë profesionistëve të kujdesit shëndetësor në 165 vende, duke kundërshtuar pasojat e rënda të bllokadës së ShBA-ës.
Duke riafirmuar thirrjen për solidaritet, fjalimi i Kastros në vitin 1960 në OKB u përsërit: “Le të zhduket filozofia e plaçkitjes dhe filozofia e luftës do të jetë zhdukur”.
Midis të ftuarve, kryeministri i Namibisë tha: “Fideli është Fidel”.
Ekonomisti dhe politikani austriak Valter Bajer (Walter Baier), president aktual i Partisë së së Majtës Evropiane dhe ish-udhëheqës i Partisë Komuniste të Austrisë, foli gjithashtu dhe tha: “Trashëgimia e Fidelit nuk është një kujtim, është një përgjegjësi”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments