KUBË | PARTIA KOMUNISTE BËRI KËRKESË T’I ANËTARËSOHET BRICS-it PËR TË SHPËTUAR NGA BLLOKADA AMERIKANE.

Havanë, Kubë | Ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez mori pjesë në samitin e BRICS-it në Delhin e Ri të Indisë për të ndërtuar aleanca, duke u takuar me homologë nga katër vende, përfshirë Brazilin dhe Indinë.
Gjatë takimit, minitri Rodriguez shprehu dëshirën e Havanës për t'u bashkuar me grupin si anëtar i plotë për të pasur akses në një sistem financiar alternativ dhe për të promovuar de-dollarizimin global.
Në fjalën e tij, ai sulmoi ashpër Uashingtonin për masat e tij të fundit ekzekutive.
Ministri Rodriguez denoncoi një rrethim energjitik të krahasueshëm me një bllokadë detare, duke i quajtur sanksionet amerikane ndëshkim kolektiv për popullin kubanez dhe gjenocid të heshtur.
Paraliza e 7,000 kontejnerëve të ngarkuar me ushqim dhe ilaçe ka pasur efekte dramatike humanitare, duke bërë që shkalla e mbijetesës së fëmijëve me kancer të bjerë nga 85% në 65%.
Për t'iu përgjigjur emergjencës, qeveria kubaneze po përshpejton ndryshimet e mëdha ekonomike dhe sociale për të adresuar problemet e brendshme strukturore.
Duke theksuar se vendi nuk përbën kërcënim për sigurinë ndërkombëtare, Rodríguez e përfundoi fjalimin e tij duke deklaruar se Kuba nuk është kërcënim, ndërsa bllokada është.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments