top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | MINISTRI I JASHTËM BRUNO RODRIGUEZ I KËRKOI NDIHMË OKB-së KUNDËR NJË AGRESIONI TË MUNDSHËM AMERIKAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Qeveria kubaneze i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara ndihmë për të ndaluar një agresion ushtarak të mundshëm amerikan kundër vendit, duke denoncuar rrezikun e një gjakderdhjeje dhe përkeqësimin e krizës humanitare të shkaktuar nga shtrëngimi i sanksioneve të ShBA-ës kundër ishullit.


Kërkesa u bë nga Ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez gjatë një takimi në Jorkun e Ri me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, në margjinat e një sesioni të Këshillit të Sigurimit kushtuar mbrojtjes së së drejtës ndërkombëtare dhe sistemit shumëpalësh.


Në fjalimin e tij para Këshillit, Ministri i Jashtëm Rodriguez akuzoi Uashingtonin se po ndjek një politikë rrethimi energjitik kundër ishullit, duke e quajtur atë të barazvlefshme me një bllokadë detare dhe për këtë arsye një akt lufte.


Sipas Ministrit Rodriguez, masat e reja të ShBA-ës, duke përfshirë sanksionet dytësore dhe kufizimet e naftës, po përkeqësojnë mungesat e karburantit, ndërprerjet e energjisë dhe situatën shëndetësore të vendit.


Bllokada, shkel ligjin ndërkombëtar dhe kontribuon në rritjen e vdekshmërisë foshnjore dhe përkeqësimin e trajtimit për fëmijët me kancer”, tha ai.


Pavarësisht tensioneve, ministri i jashtëm i Kubës deklaroi se mbetet i gatshëm të vazhdojë dialogun dypalësh me Uashingtonin, me kusht që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të ishullit.


Ministri Rodriguez gjithashtu përsëriti refuzimin e tij të padisë së Departamentit të Drejtësisë të ShBA-ës ndaj ish-Presidentit Raul Kastro (Castro) për rrëzimin e dy avionëve civilë në vitin 1996.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page