KUBË | MINISTRI I JASHTËM BRUNO RODRIGUEZ: DËNOJMË VENDBANIMET E REJA TË IZRAELIT NË LINDJEN E MESME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Kuba dënoi politikat e Izraelit në lidhje me promovimin e vendbanimeve të paligjshme në territoret e pushtuara palestineze.
Në një mesazh të botuar në rrjetin shoqëror Iks (X), ministri i Jashtëm i ishullit, Bruno Rodriguez, shënjestroi konkretisht planin “E1” dhe dhunën nga kolonët në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.
Ministri i jashtëm Rodriguez paralajmëroi se ngjarjet kompromentojnë vazhdimësinë gjeografike të zonës dhe kërcënojnë qëndrueshmërinë e një shteti të pavarur palestinez, brenda kufijve të qershorit 1967, me Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e tij.
Ministri Rodriguez i quajti politikat e Izraelit shkelje të re dhe flagrante të rezolutave përkatëse të OKB-së.
“Një zgjidhje për çështjen palestineze, përfaqëson një kusht të domosdoshëm për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, përballë tensioneve në rritje që kërcënojnë sigurinë ndërkombëtare”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments