KUBË | KOORDINATORI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT PËR ÇËSHTJET KUBANEZE ROB ELLISON (ALLISON) U TAKUA ME UDHËHEQËS TË KISHËS KATOLIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Havanë, Kubë | Koordinatori i Departamentit amerikan të Shtetit për çështjet kubaneze, Rob Ellison (Allison), u takua në Havanë me udhëheqës të Kishës Katolike.
Një deklaratë nga Ambasada e ShBA-ës raportoi se në takim morën pjesë Kardinali Juan de La Karidad (Caridad) dhe Peshkopi Arturo Gonzalez, së bashku me z. Maik Hamër (Mike Hammer), i cili, është kreu i misionit diplomatik të ShBA-ës në Havanë.
Gjatë takimit, deklarata thotë se u diskutua ndihma humanitare e administratës Tramp (Trump), të cilën, Caritas-i vazhdon ta shpërndajë në provincat lindore, si dhe nevoja për ndryshime për të përmirësuar situatën e Kubës.
Vizita e z. Ellison (Allison) vjen mes presionit të fortë të Uashingtonit mbi qeverinë e Kastros përmes vendosjes së një ngrirjeje të shitjeve të naftës dhe vjen vetëm disa orë pasi vetë Presidenti Tramp (Trump) deklaroi një rënie të afërt të qeverisë aktuale.
Në muajin janar, Konferenca e Peshkopëve Kubanë botoi një mesazh ku denonconte përkeqësimin e kushteve të jetesës së popullsisë dhe paralajmëronte për kërcënimin e kaosit social, duke deklaruar se Kuba ka nevojë gjithnjë e në rritje për ndryshim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments