top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE PO IA DREDH MARKSIZËM-LENINIZMIT; PO NDRYSHON RREGULLAT E LOJËS NË EKONOMI; AUTORIZOI PËR HERË TË PARË SIPËRMARRJET E PËRBASHKËTA PUBLIKO-PRIVATE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Për herë të parë në gati 60 vjet, qeveria kubaneze ka autorizuar partneritete midis kompanive publike dhe private, duke ruajtur monopolin shtetëror në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.


Dekreti-Ligji 114/2025 i Këshillit të Shtetit, i cili, do të hyjë në fuqi në fillim të muajit prill, rregullon partneritetet midis subjekteve shtetërore dhe jo-shtetërore të biznesit për krijimin e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar të përbashkët”, e thënë kjo sipas tekstit të botuar në Gazetën Zyrtare.


Këto subjekte të reja do të gëzojnë autonomi biznesi dhe do të jenë në gjendje të përcaktojnë numrin e punonjësve dhe pagat e tyre, si dhe të hapin biznese në Kubë dhe jashtë saj.


Ato gjithashtu do të jenë në gjendje të kryejnë të gjitha llojet e aktiviteteve, me përjashtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore ose aktiviteteve që lidhen me forcat e armatosura”, thuhet në dokument.


Në një përpjekje për të ringjallur ekonominë, në vitin 2021, regjimi i Kastros në pushtet në ishull kishte autorizuar tashmë hapjen e bizneseve private të vogla dhe të mesme, me deri në 100 punonjës, në sektorë të caktuar, pas një ndalimi që zgjati gati gjashtëdhjetë (60) vjet.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page