SHTETI I FLORIDËS PO PËRGATITET TË RIFILLOJË TREGTINË ME KUBËN NË EPOKËN E PAS DIKTATURËS SË KUQE TË KASTROS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 3
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Ligjvënësit republikanë të Floridës po përgatiten të rivendosin tregtinë e lirë me Kubën mes presionit të fortë nga administrata e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për ndryshim regjimi dhe një tranzicion demokratik në Havanë.
Senatorja e shtetit Erin Grall ka paraqitur një projektligj për të përgatitur shtetin për vendosjen e marrëdhënieve të tregtisë së lirë me Kubën në rast të përmbysjes së regjimit të Kastros.
Iniciativa do t'i lejonte Floridës të vepronte shpejt në çështjet tregtare nëse qeveria federale ndryshonte statusin e saj diplomatik me Havanën.
Ideja e një ndryshimi të thellë në Kubë deri në fund të vitit 2026 ka fituar terren midis politikanëve konservatorë, si dhe sektorëve të komunitetit kubano-amerikan.
I ngarkuari me punë i ShBA-ës në Havana, Maik Hamër (Mike Hammer), deklaroi së fundmi se Shtetet e Bashkuara kanë skenarë për një ditë të mundshme pas rënies së diktaturës kubane, ndërsa shmangu përcaktimin e një afati kohor konkret dhe argumentoi për tranzicionin më paqësor të mundshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments