top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PRESIDENTI KOMUNIST MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL) I BËRI THIRRJE URGJENTE QEVERISË TË TRANSFORMOJË MODELIN EKONOMIK DHE SOCIAL PËR SHKAK TË KOLAPSIT QË KA PLLAKOSUR VENDIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 12 minutes ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Ne duhet të përqendrohemi menjëherë në zbatimin e ndryshimeve urgjente dhe më të nevojshme që duhen bërë në modelin ekonomik dhe social”.


Kështu tha Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) - duke i kërkuar qeverisë të trajtojë krizën e thellë të shkaktuar nga shtrëngimi i bllokadës amerikane dhe ndalimi i furnizimeve me naftë bruto nga Venezuela.


Plani i ri i shpëtimit thekson autonominë vendore dhe aleancat tregtare midis shtetit dhe sektorit privat.


Kryeministri Manuel Marrero Kruz (Cruz) përsëriti se prioritetet kryesore të vendit janë prodhimi i ushqimit dhe ndryshimet në rrjetin elektrik, i cili, vazhdimisht preket nga ndërprerje të rënda.


Në frontin e tregtisë, Ministri i Ekonomisë Zhoakuin (Joaquín) Alonso Vaskuez (Vázquez) pranoi rënien e shitjeve të huaja, të nxitur vetëm nga mallrat tradicionale si duhani, karavidhet, rumi dhe produktet farmaceutike.


Ndërkohë, Ministri i Energjisë Vinsente de la O Levi (Vicente de la O Levy) u ankua për ritmin e ngadaltë të tranzicionit diellor në komuna.


Kufizimet e rrepta të Amerikës së Veriut vazhdojnë ta pengojnë Kubën e sunduar nga komunistët, e cila, humbi gati 8 miliardë dollarë ($) të ardhura në një vit të vetëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page