top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KU NDODHET NGUSHTICA E HORMUZIT (BAB AS-SALAM OSE PORTA E PAQES) DHE PSE ËSHTË KAQ E RËNDËSISHME?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 22
  • 3 min read
Një pamje kartografike e Ngushticës së Hormuzit e marrë nga Google Maps.
Një pamje kartografike e Ngushticës së Hormuzit e marrë nga Google Maps.

Romë, Itali | Sipas ekspertëve, një bllokadë totale do ta çonte çmimin e naftës mbi 200 dollarë për fuçi. Kina gjithashtu do të dëmtohej rëndë nga ndalesa.


Bab as-Salam (Porta e Paqes), siç është quajtur Ngushtica e Hormuzit në arabisht për shekuj me radhë, mund të bëhet porta hyrëse për një luftë më të gjerë rajonale me implikime globale, jo vetëm në aspektin e energjisë.


E vendosur në hyrjen jugore të Gjirit Persik, Ngushtica e Hormuzit ndodhet në një gadishull në Oman me pamje nga një shtrirje deti e ndarë në ujërat territoriale iraniane dhe omaniane.


Një e katërta e trafikut global të naftës dhe afërsisht një e treta e trafikut global të gazit natyror kalon nëpër këtë grykë të ngushtë.


Sipas një vlerësimi nga Konfartixhanato (Confartigianato), mbi një e pesta e gazit natyror të lëngshëm kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.


Rreth 15 milionë fuçi në ditë kalojnë nëpër Hormuz, një bllokadë totale do t'i çonte çmimet e naftës në një nivel mbi 200 dollarë, hipotezuan ekspertët vitin e kaluar, ndërsa tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan.


Rrugët e kalimit janë krijuar bashkërisht midis Iranit dhe Omanit pas marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 1975 dhe janë të rregulluara në mënyrë strikte për të shmangur përplasjet, duke përdorur një skemë ndarjeje të trafikut.


Vendet arabe më të interesuara janë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (të cilat megjithatë kanë gjetur alternativa të pjesshme ndaj tregtisë detare nëpërmjet Hormuzit) dhe Katari, eksportuesi kryesor i gazit, i cili, është ende pothuajse tërësisht i varur nga ngushtica.


Hormuzi është gjithashtu një kalim themelor për Iranin. Aq shumë sa disa analistë e kanë përcaktuar vazhdimisht një bllokim të mundshëm të ngushticës nga Republika Islamike si një vetëvrasje të vërtetë për Iranin.


Në 46 vitet e fundit, që nga ndryshimi i pushtetit në Teheran në vitin 1979, në rreth 20 raste Irani ka kërcënuar ta mbyllë ngushticën, duke filluar që nga vitet e trazuara gjatë luftës së përgjakshme kundër Irakut (1980-88).


Momentet e tensionit - dhe kërcënimi pasues i mbylljes së Hormuzit nga Irani - kanë ndodhur më shpesh që nga kriza ekonomike globale e vitit 2008, me një kulm midis viteve 2018 dhe 2022.


Gjatë asaj periudhe, Irani nuk hezitoi të shënjestrojë, drejtpërdrejt dhe përmes aleatëve të tij në Irak dhe Jemen, interesat perëndimore të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në brigjet e Abu Dhabit.


Pikërisht pas këtyre kërcënimeve të vazhdueshme, për vite me radhë Riadi dhe Abu Dhabi kanë devijuar pjesërisht trafikun e naftës bruto nga toka: duke kaluar nëpër tubacionet më të shtrenjta që, në rastin e Arabisë Saudite, kalojnë nëpër mbretërinë nga Gjiri në lindje deri në Detin e Kuq në perëndim dhe, në rastin e Emirateve, anashkalojnë Hormuzin duke kaluar pas tij para se të arrijnë në brigjet e Oqeanit Indian.


Katari nuk ka infrastrukturë alternative, por i ka vënë anijet e tij në gatishmëri prej ditësh, duke kërkuar që kohët e tranzitit dhe të ngarkimit të gazit të reduktohen.


Përveç Shteteve të Bashkuara, objektivi kryesor i mundshëm i hakmarrjes iraniane, Kina do të dëmtohej nga mbyllja e Ngushticës.


Pekini është përfituesi kryesor i eksporteve të energjisë nga Hormuzi, veçanërisht ato nga Irani.


Nëse Ngushtica e Hormuzit do të mbyllej, nafta do të rritej në 200 dollarë, por kjo është një hipotezë ekstreme dhe e pamundur.


Ka pasur kërcënime për Hormuzin që nga vitet 1970, por asgjë nuk ka ndodhur kurrë”.


Kjo është analiza e z. Davide Tabarelli, president i Nomisma Energia, i cili, nuk pret lëvizje të mëdha kur tregjet të rihapen në Azi sonte, por përkundrazi një rritje të moderuar prej rreth dy dollarësh falë furnizimeve tani të bollshme.


Tregjet kanë tendencë të parashikojnë paraprakisht atë që do të ndodhë, siç demonstrohet nga rritjet e ditëve të fundit.


Pres që gazi të rritet këtë javë nga 40 euro për MW të premten në 45-50 euro, sepse pa furnizimet ruse tregu është më i ngushtë”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page