top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYETARI I PD-së LULZIM BASHA: PROBLEMET ME TITUJT E PRONËSISË KANË KOSTO 8 MILIARDË € | DO TA ZGJIDH NJË HERË E MIRË PROBLEMIN E PRONAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 1, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha po shpalos sot programin zgjedhor.

 

Parrulla politike e partisë Demokratike do të jetë: “Shqipëria meriton më shumë”.

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Programor të Partisë Demokratike të Shqipërisë kryetari Lulzim Basha tha se: “Brenda dy viteve të qeverisë do të realizoj reformën e pronës, mbështetur mbi parimin ‘kush e ka do ta gëzojë’.

 

PD beson tek prona dhe shenjtëria e saj.


Ne besojmë se mbi 80% e pronarëve shqiptare që nuk kanë letrat e pronave janë zinxhiri me i rëndë në qafën e ekonomisë.


80 në 100 shqiptarë nuk kanë letrat e pronës.


Nuk jemi në mesjetë, jemi më keq.


Nuk ka reformë më të rëndësishme për Shqipërinë europiane, se ti japim fund problemit të pronës dhe të kthejmë pronën tek i zoti 100%.


Ky angazhim nuk merret lehtë, fatura është mbi 8 miliardë euro.


Pa një mekanizëm që zgjidh këtë çështje, Shqipëria mbijeton, por nuk zhvillohet.

 

Kryetari Basha denoncoi se Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka zgjidhur problemin e pronës.


Kush është fajtor për këtë?

Sigurisht në majë të gjuhës kemi kundërshtarin tonë politik, ai është fajtor. Por fajtori më i madh për moszgjidhjen e pronës jemi ne.


Dikush do thotë: Po unë nuk isha kur u mor vendimi? Nuk e kam fjalën për individët.


Kjo parti duhet të marrë përgjegjësi të problemit të pronës, duke filluar me ndjesën ndaj cdo pronari dhe pronare. Ndjesa nuk mjafton”, tha ai.

 

Marrim përsipër brenda dy viteve të para të qeverisë tonë krijimin e obligacionit për pronarët me vlerën e plotë të tregut për pronat e shpronësuara nga regjimi komunist, të paguara cdo vit në masën 1/20, të tregtuashme që në masën e emetimit, emetimi me vlerë të plotë i obligacionit të shtetit shqiptar për gjithë pronarët e shpronësuar të Shqipërisë.


Dita kur ky akt, kur kjo reformë e munguar do përmbyllet është dita e parë e Shqipërisë së zhvilluar dhe Shqipërisë evropiane”, tha kryetari Basha.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page