KRYETARI I PD-së LULZIM BASHA: PARTIA DEMOKRATIKE MBËSHTET STRUKTURAT E POSAÇME TË DREJTËSISË PENALE | TË KORRUPTUARIT NË BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Kryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha po shpalos sot programin zgjedhor.
Parrulla politike e partisë Demokratike do të jetë: “Shqipëria meriton më shumë”.
Kryetari Basha përsëriti qëndrimin e Partisë Demokratike për të mbështetur pa ekuivok strukturat e Posaçme të Drejtësisë Penale në luftën institucionale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Organeve të drejtësisë i riokonfirmojmë mbështetjen e pakursyer për të çuar prapa hekurave zyrtarët e korruptuar.
Denoncimet nuk do të shterojnë. Shqiptarët presin zgjidhje dhe ne jemi këtu për të shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve”, tha kryetari Basha.
“Jo vetëm për të ndarë me njëri tjetrin analizën e hollësishme të halleve dhe shqetësimeve të bëra kapicë në këtë vend.
Sic e dini ju këto hallë janë shkruar në lëkurë të shqiptarëve, janë shkruar në bilancet e familjeve shqiptare.
Këto halle dhe probleme nuk kanë ardhur vetvetiu. Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu.
Vendi keq qeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e e kapur në flagrancë nga shqiptarët, partneret dhe drejtësia.
Organeve të drejtësisë i riokonfirmojmë mbështetjen e pakursyer për të çuar prapa hekurave zyrtarët e korruptuar.
Denoncimet nuk do të shterojnë. Shqiptarët presin zgjidhje dhe ne jemi këtu për të shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve.
Një Shqipëri e plakur nga emigracioni, familje shqiptare që lëngojnë, rini e pasigurt, papunësi kronike, këto janë produkte të shportës së Edi Ramës.
PD si e vetmja forcë politike vjen sot me një përfaqësim të plotë të ekipit mqë të mirë të eksperteve, të cilët në bashkëpunim me ekspertët e aleatëve tanë strategjikë, nga SHBA në Gjermani ju paraqesim sot shqiptarëve programin e PD ‘Shqipëria meriton më shumë’”, tha kryetari Basha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































