KRYETARI I PD-së LULZIM BASHA: DO TË BARAZOJ VLERËN MONETARE TË STATUSIT TË TË PËRNDJEKURVE POLITIKË ME ATË TË USHTRAKËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha po shpalos sot programin zgjedhor.
Parrulla politike e partisë Demokratike do të jetë: “Shqipëria meriton më shumë”.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Programor të Partisë Demokratike të Shqipërisë kryetarit Lulzim Basha tha në fjalën e tij se: “Kam një mesazh të veçantë për të përndjekurit politikë. Maji ishte muaji i kujtesës historike, por ata nuk janë thjeshtë një datë në kalendar.
Ata janë guri dhe emblema e qëndresës, edhe pse Partia Demokratike i ka përdorur dhe i tradhtuar vazhdimisht në këto 34 vite.
Kjo merr fund.
Sot pjesë e këtij programi është marrja përsipër e detyrimeve dhe shpërblimeve materiale për të përndjekurit.
Më shumë se kaq Partia Demokratike dhe unë personalisht zotohem se akti i parë i qeverisë sonë do të statusi i ish-të përndjekurit, i barabartë me vlerë monetare me atë të ish-ushtarakut”, tha kryetari Basha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































