top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINSITRI GREK SHFAJËSON BELERIN | KËRKON LIRIMIN E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 12, 2023
  • 1 min read

Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit për kryetar të bashkisë së Himarës, z. Fredi Beleri, nga autoritetet shqiptare. Siç raportoi pak më parë ERT3, z. Micotaqis nga Mytilini ku ndodhej në një miting zgjedhor, diskutoi me të pranishmit rreth arrestimit të z. Beleri, duke theksuar:

“Nuk do të pranoj asnjë tolerancë për shtetin e së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek. U bëj thirrje autoriteteve shqiptare të lirojnë menjëherë kandidatin në fjalë për t’iu rikthyer procesit zgjedhor”. Në mes të fjalimit të tij Mitsotakis ka shtuar: Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë tonë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himarë dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleris. Unë dua që këtu nga Lesbos t’i dërgoj një mesazh mikes sonë, Shqipërisë. Tolerancë për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke. Greqia nuk do të pranojë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page