KRYEMINISTRJA ITALIANE BËRI THIRRJE NË OKB PËR ZGJIDHJE TË DREJTA JO TË LEHTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 22, 2023
- 3 min read

Selia e OKB, Jorku i Ri, Amerikë | Kryeministrja Italiane Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) foli në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Jorkun e Ri.
“Jetojmë në një epokë komplekse, të përbërë nga emergjenca dhe mutacione të vazhdueshme, dhe nuk mund të përballojmë luksin e frazave të herëpashershme, me parime të lavdëruara, por të pazbatuara, të zgjedhjeve të lehta, në vend të atyre të duhura”, tha kryeministrja italiane.
Ajo foli për luftën në Ukrainë, dhe shpjegoi se si ajo që po ndodh “na tregon se përballë atyre që do të donin të na kthenin në kohën e luftërave të dominimit, dhe stilit neo-imperialist, nga i cili, mendonim se ishim çliruar në shekullin e kaluar, arsyeja mund të bëjë akoma më të mirën. Italia ka zgjedhur qartë, se në cilën anë të jetë. Ajo e bëri këtë, sepse ishte e vetëdijshëme se sa e vështirë do të ishte, të qeverisej një botë, në të cilën, ata që bombarduan infrastrukturat civile, kishin përparësinë, duke shpresuar të nënshtronin një popull, me të ftohtin dhe errësirën.”
“Pas luftës në Ukrainë ka një zgjedhje. Krijoni kaos dhe përhapeni atë. Dhe në atë kaos, që prodhon dhjetëra miliona njerëz që potencialisht kërkojnë kushte më të mira jetese, rrjetet kriminale depërtojnë, dhe përfitojnë nga dëshpërimi, për të mbledhur miliarda të lehta. Janë trafikantët e qenieve njerëzore, ata që organizojnë trafikun masiv të imigracionit të paligjshëm. Ata mashtrojnë veten, se duke u besuar atyre, që duan të emigrojnë, do të gjejnë një jetë më të mirë, kërkojnë mijëra dollarë për udhëtime në Evropë, të cilat, i shesin me broshura, sikur të ishin agjenci normale udhëtimi, por, në ato broshura, nuk shkruajnë se ato udhëtime shumë shpesh çojnë në vdekje, në një varr në fund të Detit Mesdhe. Për shkak se nuk u intereson, nëse varka është e përshtatshme për atë udhëtim apo jo, e rëndësishme për ta, është vetëm marzhi i fitimit”, vazhdoi më tej kryeministrja italiane.
“Shumë shpesh, ndërhyrjet e kombeve të huaja, në kontinentin afrikan, nuk kanë respektuar realitetet lokale. Shpesh qasja ka qenë grabitqare, dhe megjithatë edhe paternaliste. Italia dëshiron të ndihmojë në krijimin e një modeli bashkëpunimi të aftë, për të bashkëpunuar me kombet afrikane, në mënyrë që ato të rriten, dhe të përparojnë, falë burimeve që zotërojnë. Bashkëpunimi si i barabartë, sepse Afrika nuk ka nevojë për bamirësi, por për t'u vënë në pozitë për të konkurruar në kushte të barabarta”, deklaroi kryeministrja më tej.
“Ne do të jemi të parët, që do të japim një shembull të mirë, me Planin Mattei për Afrikën, një plan bashkëpunimi zhvillimor, me emrin Enriko Matei (Enrico Mattei), një italian i madh që dinte të pajtonte interesat kombëtare italiane, me të drejtën e shteteve partnere, për të njohur një sezon zhvillimi dhe përparim”, tha ajo më tej.
Kryeministrja shtoi se tema e migracionit, Afrikës, Inteligjencës Artificiale dhe paqes, synojnë të jenë në qendër të presidencës italiane të G7, duke qenë se “janë çështje që bien nën përgjegjësinë e Kombeve të Bashkuara”, dhe janë sfida të mëdha, të cilat, ne nuk mund të përballemi, nëse nuk marrim parasysh, edhe kufijtë tanë, si Kombe dhe në sistemin shumëpalësh.”
Sipas kryeministres italiane, “është e nevojshme një reformë, në mënyrë që OKB të dali nga struktura e kristalizuar, si rezultat i një konflikti që përfundoi tetëdhjetë vjet më parë, në një shekull tjetër, në një mijëvjeçar tjetër, për t'u dhënë të gjithëve mundësinë për të demonstruar vlerën e tyre në të tashmen, aftësinë tonë për të bërë atë që këtu, më 2 tetor 1979, një njeri i madh, një shenjtor, dhe një burrë shteti, si Papa Gjon Pali II, na kujtoi se veprimtaria politike, kombëtare dhe ndërkombëtare, vjen nga njeriu, ushtrohet përmes njeriut, dhe është për njeriun.”
Më pas ajo saktësoi se “Italia mbështet nevojën për një reformë të Këshillit të Sigurimit, që e bën atë më përfaqësues, transparent dhe efektiv. E cila, siguron një shpërndarje më të barabartë gjeografike të vendeve, dhe gjithashtu, forcon përfaqësimin rajonal.”
Në lidhje me Inteligjencën Artificiale (AI), kryeministrja Meloni shpjegoi se: “aplikimet e saj janë një mundësi e shkëlqyer në shumë fusha, por, ne nuk mund të pretendojmë se nuk i kuptojmë gjithashtu rreziqet e mëdha, që sjellin me vete.”
Ajo shtoi: “Nuk jam e sigurt, se po i kuptojmë mjaftueshëm implikimet e zhvillimit teknologjik, që shkon shumë më shpejt se aftësia jonë, për të qeverisur efektet e tij. Ne ishim mësuar me progresin, që synonte optimizimin e aftësive njerëzore, dhe sot, përballemi me progress, që rrezikon të zëvendësojë aftësitë njerëzore. Dhe nëse në të kaluarën, ky zëvendësim fokusohej në punën fizike, në mënyrë që burrat të përqendroheshin në punën konceptuale, dhe organizative, sot, është intelekti ai që rrezikon të zëvendësohet, me pasoja që mund të jenë shkatërruese, veçanërisht në tregun e punës. Ne, kemi nevojë për mekanizma të qeverisjes globale, të aftë për të garantuar që këto teknologji të respektojnë barrierat etike, që evolucioni i teknologjisë, të mbetet në shërbim të njeriut, dhe jo anasjelltas.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments