MBRETËRIA E SPANJËS | TË PAKTËN 12 TË VDEKUR + 19 TË ZHDUKUR NGA ZJARRET NË ANDALUZI.

Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Në këtë kohë, mund të flasim për 12 vdekje të konfirmuara, sepse ka ende një për t'u konfirmuar, por për fat të keq numri i të vdekurve mund të rritet, sepse ka ende 19 persona të pagjetur brenda perimetrit të zjarrit”.
Kështu tha guvernatori i Andaluzisë, Juanma Moreno, për entin mediatik (radio) “Canal Sur”.
Ai shtoi se shërbimet e emergjencës janë përpjekur të kontaktojnë personat e zhdukur që nga ora 6 e mëngjesit, banorë të zonave të izoluara brenda perimetrit të zjarrit masiv në zonën Los Gallardos të Almerias, por pa sukses.
Ai shpjegoi se tragjedia ndodhi sepse zjarri krijoi një lloj kurthi vdekjeprurës.
“Nuk kemi parë kurrë një zjarr të kësaj madhësie më parë; është shumë serioz dhe po prek zonën e Los Gallardos dhe veçanërisht qytetin dhe komunën e Bedarit”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Fransisko Miguel Reies (Francisco Miguel Reyes), për të njëjtin stacion nga qendra kulturore lokale, ku është ngritur një stacion në terren për të ndihmuar personat e zhvendosur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments