top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS ALBIN KURTI VENDOSI LULE PRANË VARRIT TË RILINDASIT SAMI FRASHËRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 2, 2024
  • 2 min read
ree

Stamboll, Turqi | Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti - gjatë vizitës së tij në Turqi - vendosi lule pranë varrit të dijetarit të shquar dhe rilindasit të çështjes kombëtare, Sami Frashërit.

 

Krahas një foto albumi në rrjetet sociale, kryeministri Kurti shprehet se Sami Frashëri ka qenë ideolog i shquar dhe dijetar i ndritur.

 

Atdhetar, rilindas e mendimtar përparimtar. Nuk mund të përshkruhet mjaftueshëm me fjalë e të ketë aq epitete për ta bërë sa më të kuptueshme figurën e tij”, shkruan kryeministri Kurti.

 

POSTIMI I PLOTË I KRYEMINISTRIT ALBIN KURTI.

Ideolog i shquar dhe dijetar i ndritur. Atdhetar, rilindas e mendimtar përparimtar. Nuk mund të përshkruhet mjaftueshëm me fjalë e të ketë aq epitete për ta bërë sa më të kuptueshme figurën e tij.

 

Sami Frashëri është thesar kombëtar dhe personalitet që ka kontribuar jashtëzakonisht në mendimin politik, shoqëror e filozofik shqiptar.

 

Krijimtaria e tij është e lidhur ngushtë me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare, dhe nga idetë iluministe evropiane.

 

Ai la një trashëgimi të pazëvendësueshme, e cila mbetet bashkëkohore ende sot. Mjafton të lexosh veprën e tij monumentale “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, për të kuptuar largpamësinë socio-politike dhe mendimin e mprehtë me shprehjet e thukëta.

 

Një gur që ngulit e skalit të vërtetën dhe të drejtën në mendjen tonë. Dje, në ditëlindjen e Samiut, vizituam varrin e tij në Stamboll dhe vendosëm lule të freskëta, për ta kujtuar e nderuar atë.

 

Para kësaj, në Ankara qëndruam në Qendrën Kulturore Shqiptare atje e cila përveçse mban emrin e tij, e nderon çdo ditë trashëgiminë e tij duke qenë vend që i bën bashkë shqiptarët e ku flitet e mësohet gjuha shqipe, ashtu siç na mësonte Samiu gjuhën përmes kombit, e kombin përmes gjuhës.

 

Ai la gjurmë, gjurmë të pashlyeshme, që ende sot, preken e përjetohen. Një mërgimtar i arrirë, që s’e harroi kurrë vendin e tij. Shembull për kombin, shembull për mërgatën dhe frymëzim për çdokënd.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree
ree
ree

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page