KRYEMINISTRI EDI RAMA PRITI SEKRETARIN E JASHTËM BRITANIK DEIVID KEMËROUN (DAVID CAMERON).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | “Kënaqësi të mirëpres Lordin Deivid Kemëroun (David Cameron), sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-it dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, një mik i çmuar i Ballkanit Perëndimor dhe posaçërisht Shqiptarisë”, shkruan kryeministri edi Rama, ndërkohë që botoi edhe pamjet e pritjes kushtuar qeveritarit britanik.
“Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023”, tha sekretari Kemëroun (Cameron) për mediat.
“Së bashku ne po forcojmë partneritetin tonë, po forcojmë sigurinë evropiane, duke investuar në gjeneratën e ardhshme të të rinjve, duke ndërtuar lidhje tregtare dhe duke trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për të siguruar që ne të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për vendet tona”, tha sekretari britanik para nisjes në Shqipëri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































