KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: BOBMARDIMI I OBJEKTEVE BËRTHAMORE NË IRAN HAP RRUGËN PËR MARRËVESHJE PAQEJE DHE PËR NJË ARDHME TË NDRITUR SHPRESE DHE BASHKËPUNIMESH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 23
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Veprimet në Iran hapin mundësi që as nuk mund t'i imagjinojmë.
Unë shoh një zgjerim të madh të marrëveshjeve të paqes.
Unë shoh bashkëpunime që duken imagjinare për momentin, por ndoshta ne tashmë e kemi kuptuar se nuk janë.
Ne shohim një të ardhme të ndritur shprese, bashkëpunimi dhe gjithashtu paqeje”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në një konferencë shtypi të pararegjistruar.
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me mundësinë e zgjerimit të Marrëveshjeve të Abrahamit pas sulmeve ndaj Iranit, kryeministri Netanjahu u përgjigj:
1- “Unë besoj se këtu do të hapen mundësi të jashtëzakonshme. Ne besojmë në paqe përmes forcës. Forca e Izraelit çoi gjithashtu në Marrëveshjet e Abrahamit, kur Irani ishte në kulmin e fuqisë së tij”.
Lidhur me eliminimin e mundshëm të Udhëheqësit Suprem të Iranit Ali Khamenei, kryeministri Netanjahu tha:
1- “Nuk kam dyshim se ky është një regjim që dëshiron të na eliminojë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi ndërmarrë një operacion për të eliminuar dy kërcënimet konkrete për ekzistencën tonë:
a- Kërcënimin bërthamor dhe raketat”.
“Ne po përparojmë hap pas hapi drejt arritjes së qëllimeve. Jemi shumë afër përfundimit të tyre.
Ky nuk është vendi për të specifikuar se kush përfshihet në qëllime. Unë besoj se në luftë keni nevojë për më pak fjalë dhe më shumë veprime dhe nuk kam ndërmend të devijoj nga rregulli”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments