top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRIZA DIPLOMATIKE KINO-JAPONEZE PATI SI PRODUKT TË PARË ULJEN E UDHËTIMEVE TURISTIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 days ago
  • 2 min read
ree

Tokio, Japoni | Tensionet diplomatike midis Kinës dhe Japonisë, dy ekonomive më të mëdha të Azisë, po ndikojnë në fluksin turistik.


Gati 500 mijë bileta avioni nga Kina në Japoni janë anuluar pas këshillës së Pekinit kundër udhëtimeve në vendin fqinj.


Paralajmërimi vjen në sfondin e një përshkallëzimi diplomatik të shkaktuar nga deklaratat e kryeministres japoneze Sanae Takaiçi (Takaichi), e cila, tha se Tokio mund të ndërhyjë ushtarakisht në rast të një sulmi ndaj Tajvanit, ishullit që Pekini e pretendon si pjesë të shtetit të tij.


Sipas vlerësimeve të analistëve të industrisë së aviacionit, të cituar nga agjencia franceze e lajmeve “Afp” rezervimet aktive ranë nga 1.5 milion më 15 nëntor në një milion vetëm dy ditë më vonë.


Kjo është një rënie prej 33% në 48 orë, shumë mbi rënien mesatare ditore prej 5% që kemi parë që nga viti 2023”, shpjegoi z. Li Hanming për agjencinë e lajmeve “Afp”.


Tre linjat ajrore më të mëdha të Kinës kanë njoftuar rimbursime të plota për të gjitha fluturimet për në Japoni të rezervuara deri më 31 dhjetor, dhe ndikimi ekonomik është tashmë i prekshëm.


Turistët kinezë janë burimi kryesor i vizitorëve në “Tokën e Diellit që po Lind”, me mbi 8.2 milion mbërritje midis muajve janar dhe tetor, një rritje prej 40% krahasuar me vitin e kaluar.


Vetëm në tremujorin e tretë, ata shpenzuan mbi 1 miliard dollarë në muaj, duke përbërë gati 30% të shpenzimeve totale të turizmit në Japoni.


Që në fillim të javës, aksionet në sektorin e turizmit dhe grupet kryesore të shitjes me pakicë në Bursën e Tokios pësuan rënie të ndjeshme, duke parashikuar pasojat e mundshme ekonomike.


Sipas transmetuesit publik “NHK”, një rënie në flukset turistike nga Kina gjatë një periudhe të zgjatur prej një viti mund të shkaktojë humbje ekonomike prej të paktën 11.5 miliardë dollarësh.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page