KREYTARI I PD-së LULZIM BASHA: PARTIA DEMOKRATIKE DO TË ZGJIDHI HALLET E QYTETARËVE SHQIPTARË | BASHKOHUNI ME NE!
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 1, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha po shpalos sot programin zgjedhor.
Parrulla politike e partisë Demokratike do të jetë: “Shqipëria meriton më shumë”.
Kryetari Basha deklaroi se programi politik i Partisë Demokratike do të zgjidhi hallet e qytetarve shqiptarë.
“Jo vetëm për të ndarë me njëri tjetrin analizën e hollësishme të halleve dhe shqetësimeve të bëra kapicë në këtë vend.
Sic e dini ju këto hallë janë shkruar në lëkurë të shqiptarëve, janë shkruar në bilancet e familjeve shqiptare.
Këto halle dhe probleme nuk kanë ardhur vetvetiu. Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu.
Vendi keq qeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e e kapur në flagrancë nga shqiptarët, partneret dhe drejtësia.
Organeve të drejtësisë i riokonfirmojmë mbështetjen e pakursyer për të çuar prapa hekurave zyrtarët e korruptuar.
Denoncimet nuk do të shterojnë. Shqiptarët presin zgjidhje dhe ne jemi këtu për të shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve.
Një Shqipëri e plakur nga emigracioni, familje shqiptare që lëngojnë, rini e pasigurt, papunësi kronike, këto janë produkte të shportës së Edi Ramës.
PD si e vetmja forcë politike vjen sot me një përfaqësim të plotë të ekipit mqë të mirë të eksperteve, të cilët në bashkëpunim me ekspertët e aleatëve tanë strategjikë, nga SHBA në Gjermani ju paraqesim sot shqiptarëve programin e PD ‘Shqipëria meriton më shumë’”, tha kryetari Basha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































