KREU I SPAK-ut ALTIN DUMANI THA NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SE NË ZONËN E FUSHË-KRUJËS ËSHTË E PRANISHME TREGTIA E ARMËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 15, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kreu i Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani paraqiti raportin vjetor të SPAK-ut për vitin 2023 në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
“Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durërsi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë-Kruja.
Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin.
Korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është evidentuar në Durrës, Shkodër, Tiranë, Laç dhe Fushë-Krujë.
Vrasjet dhe tentativatë për vrasje janë më të shpeshta në Durrës, Fushë-Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.
“Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve”, tha z. Dumani gjatë fjalës së tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments