top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREU I SPAK-ut ALTIN DUMANI MBËRRITI NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KU DO TË RAPORTOJË PARA DEPUTETËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 15, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kreu i Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani mbërriti në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ku do të raportojë veprimtarinë vjetore të Prokurorisë së Posaçme.

 

Në raporton vjetor z. Altin Dumani do të flasë për luftën institucionale të SPAK-ut kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Pastrimi i parave vijon të mbetet një ndër krimet më të përhapura tek grupet kriminale shqiptare. Vihet re se, ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare, të cilat shërbejnë për të marrë dhe transferuar paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive kriminale, duke i shpërndarë ato nëpërmjet investimeve dhe transaksioneve tregtare të rregullta.


Investimet në prona të luajtshme (mjete motorike, veshje luksi, ora të markave të shtrenjta, bizhuteri, pajisje kompjuterike etj.) dhe pasuri të paluajtshme mbeten ende ndër format më të preferuara të pastrimit të parave, kryesisht në apartamente, ndërtesa, truall, pemishte, njësi shërbimi etj, qoftë në qytetin e Tiranës, por dhe në zonat turistike bregdetare (Vlorë, Durrës dhe Lezhë).


Vihet re dhe një numër i konsiderueshëm i depozitimit të parave, të cilat dyshohen se janë produkte të veprave penale në llogari të ndryshme bankare, që kryesisht janë në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve”, thuhet në përmbajtjen e raportit të SPAK-ut.

 

Pjesë e raportit është edhe pastrimi i parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare që sunojnë Shqipërinë.

 

Duhet cilësuar se, një nga skemat komplekse të pastrimit të parave është ajo e përdorimit të institucioneve shqiptare bankare, si vend tranziti dhe përdorimi i subjekteve tregtare shqiptare, si ndërmjetëse të pastrimit të parave nga organizatat kriminale ndërkombëtare, siç është rasti i mafias italiane.


Përfaqësuesit e bizneseve të ligjshme shqiptare në rolin e ndërmjetësve profesionistë kanë ndihmuar në krijimin e aksesit në sistemin bankar shqiptar, i cili do të përdorej për të kryer shtresëzimin e transfertave bankare për të kaluar ato më pas në vende të tjera”, thuhet në raport.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page