KREU I SPAK-ut ALTIN DUMANI DENONCOI NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MUNGESËN E PËRCAKTIMIT TË QARTË LIGJOR NË LIDHJE ME STATUSIN E PROKURORIT TË POSAÇËM PAS PËRFUNDIMIT TË MANDATIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 15, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kreu i Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani paraqiti raportin vjetor të SPAK-ut për vitin 2023 në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
“Kemi paraqitur disa shqetësime të cilat shpresoj të gjejnë mbështetje dhe zgjidhje nga Kuvendi, të tilla si mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorit të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës së shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencave të komisionerëve publikë, shtimi i numri të hetuesve të BKH, numri i konsiderueshëm i procedimeve të mbartura”, tha z. Dumani ndër të tjera në fjalën e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)







































Comments