top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREU I SPAK-ut ALTIN DUMANI: BANKAT BASHKËPUNOJNË ME GRUPET KRIMINALE PËR PASTRIMIN E PARAVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 22, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kreu i Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani në raportimin e tij te Komisioni i Ligjeve denoncoi se bankat dhe bizneset shqiptare po përdoren si ndërmjetës nga organizatat kriminale për pastrimin e parave në Shqipëri.

 

Sipas z. Dumani, forma kryesore e pastrimit të të hollave me burim veprimtarinë kriminale është blerja e apartamenteve, pra, investimi në prona të luajtshme dhe të paluajtshme në Tiranë e në zonat turistike si Durrësi, Vlora dhe Lezha.

 

Sipas z. Dumani ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare si dhe investimi në prona të paluajtshme dhe depozitime në llogari të ndryshme bankare.

 

Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla.


Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore.


Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave”, tha z. Dumani.

 

Kreu i SPAK më tej tha se grupet kriminale shqiptare janë të përfshira në tregjet ndërkombëtare, duke pasur një rol dominues në vendet e origjinës së trafikut të kokainës.

 

Disa gjetje të bëra nga prokuroria lidhur me tipologjinë e krimit të organizuar.


Grupet kriminale shqiptare janë përfshirë në tregun ndërkombëtar të trafikimit të drogave të forta, duke pasur e kontrolluar trafikun në cikël të mbyllur dhe duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës së trafikut të kokainës.


Këto grupe kriminale kanë një anëtarësi nga 10 deri në 15 personash, aktivite shumëkriminal, nga trafiku i drogës te vrasjet me pagesë. Shqetësim është veprimtaria”, tha z. Dumani.

 

Grupet kriminale janë përfshirë në trafikim të drogave të forta. Grupet kanë aktivitete poli-kriminale, duke përfshirë dhunën për shkak të kontrollit të territorit, komunikimi i koduar, konvertimi i parave në kriptovaluta.


Ka shumë grupe kriminale që operojnë përmes koll senterave (call center). Dëmi ndaj viktimave është në mijëra euro.


Qytetet më problematike janë Tirana, Elbasani, Durrës, Vlorë, Kurbin, Shkodër, Laç, Fushë Krujë.


Në Fushë Krujë ka veprimtari kriminale si vrasja dhe shpërthimet”, tha z. Dumani.

 

Ai gjithashtu paraqiti edhe disa shqetësime, duke kërkuar këtu shtimin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Ne kemi paraqitur në raport disa shqetësime, siç është mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit.


Mungesa e këshilltarëve ligjorë.

Mungesa e referimeve nga institucionet publike, shtimi i numrit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, numri i konsiderueshëm i procedimeve të mbartura, mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Shqipëri në ngarkim të shtetasve shqiptarë për veprat penale”, tha z. Dumani.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page