KREU I SPAK RAPORTON NË KËSHILLIN E INTEGRIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 12, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Kreu i Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani u paraqit sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit ku tha se një shqetësim për Prokurorinë e Posaçme është numri i lartë i dosjeve të miratuara.
Gjatë raportimit të tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit ai listoi dhe një sërë problematikash dhe shqetësimesh që tashmë i kanë drejtuar për trajtesë në Kuvendin e Republikës.
Sipas tij: “Shqetësuese për SPAK ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. Pritet që projekti i asistencës të caktojë një ekspert që të ndihmojë në çështjet e mbartura. Kemi adresuar edhe disa problematika, një prej tyre mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje. Mungesa e këshilltarëve ligjor është një tjetër problem. Adresimi i ngarkesës së shtuar, po ashtu është një problem. Po shohim dhe shtimin e hetuesve të BKH-së, shtimi i numrit të hetuesve bëhet i domosdoshëm si dhe nga zgjerimi i bashkëpunimit me autoritete të huaja.”
Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK-ut foli edhe për arritjet që ka pasur institucioni që ai drejton.
Sipas tij, SPAK luajti një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri për 2023.
“SPAK rol të rëndësishëm për nxjerrjen e listës gri për 2023. Rritet numri dhe sofistikimi i hetimit dhe sekuestrimit të parave. U rrit në mënyrë cilësore dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Kishim kontakte dhe bashkëpunim të mirë edhe me homologët rajonalë. SPAK në 2024 rriti numrin e çështjeve penale që kanë objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë ose të mesëm. Këtë vit kemi vendosur kontakte të drejtëpërdrejta edhe me Amerikën e Jugut dhe Qendrore. Këto kontakte do të sjellin një drejtësi cilësore. Kontakte janë vendosur edhe në rajonin me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Unë e kam deklaruar se krahas hetimit penal ne bejmë edhe një hetim pasuror për hetimet dhe konfiskimet penale. Falë punës së këtij sektori shpjegohet vlera e sekuestros nga pasuritë”, tha z. Dumani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































