top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREU I PROKURORISË KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR ALTIN DUMANI PËRGËNJESHTROI ILIR METËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 16, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kreu i Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani në lidhje me deklarat që lëshoi z. Ilir Meta nga një studio televizive tha: “Unë nuk e kam takuar kurrë MekGonigalin (McGonigal). Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar MekGonigalin (McGonigal), as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare.

 

Z. Ilir Meta, në deklarimet e tij televizive tha: “Hetimi i SPAK-ut tarallakut ka nisur në dhjetor të 2019, me prokuror Altin Dumanin, që bën si i fortë dhe mburret se do merret me Ilir Metën dhe se ka mbështetjen e amerikanëve.


SPAK ka nisur hetim në dhjetor 2019 për CEZ. Sipas të dhënave të mia, pas takimeve të Dumanit me MekGonigalin (McGonigal) e Edi Ramës.


Dhe pse ka nisur në 2019 për një çështje të mbyllur?


Ka nisur që Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Ramës, që të mos kishte asnjë mendim pakice dhe të asgjësohej drejtësia


Ma sillni këtu Altin Dumanin. Do të frenojë Ilir Metën të sjellë pluralizmin.


E duke kapur ndonjë laraskë lart e poshtë po tenton të marrë Partinë e Lirisë.


I duhet Edi Ramës të marrë peng Partinë e Lirisë, siç mori peng Partinë Demokratike dhe vulën.


Ma sill këtu Altin Dumanin ta shohin shqiptarët. E akuzoj për veprimtari politike të qëllimtë.


Ky person nuk ka kurajo t’i vërë Ramës hekurat për inceneratorët. Nuk ka kurajo t’ia vërë Veliajt hekurat.


U jep pyetje gazetarëve të vetë që është Meta andej e këtej. Nuk kam asgjë për të më hetuar. Kam qenë zyrtari më korrekt i këtij shteti.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page