top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRERËT E FEVE KRYESORE KUNDËR PROJEKTLIGJIT “PËR SHËNDETIN SEKSUAL DHE RIPRODHUES”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 9, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Këshilli Ndërfetar në Shqipëri (i përbërë nga 5 përfaqësues të besimeve kryesore) kërkon zyrtarisht që të ndërpritet diskutimi dhe shqyrtimi i projektligjit për surrogacinë dhe abortet, i njohur si projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”.

 

Këshilli kërkon të përfshihet në këshillime dhe në dëgjesë publike të diskutimit të projektligjit.

 

Ky këshill përmes bordit të tij presidencial kërkon të paraqesë argumentet profesionale për draftin, dhe të parashtrojë ndikimet e këqija që ai mund të ketë për shëndetin e individit, familjes dhe të mbarë shoqërisë.

 

Me një letër të hapur, komunitetet fetare i drejtohen Kuvendit, komisionit përgjegjës parlamentar të çështjeve sociale dhe shëndetësisë, kryeministrit, ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, avokatit të popullit dhe presidentit Begaj që të ndërpritet shqyrtimi i projektligjit, dhe të mos kalojë për votim në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Sipas tyre Shqipëria nuk është gati për surrogacinë, pra për të bërë një marrëveshje ligjore ku një grua pranon të lindë një fëmijë në emër të një personi tjetër që kërkon të bëhet prind.

 

Pra një lloj punësimi për të shfrytëzuar trupin e një gruaje për të lindur fëmijë për një tjetër individ, që nuk e ka këtë mundësi nga ana mjekësore.

 

Projektligji parashikon edhe riprodhimin in vitro dhe qartëson procedurat e aborteve në Shqipëri deri tek ruajtja e vezëve të pafekonduara në kushte ngrirje derisa gruaja të bëjë 53 vjeç.

 

Parlamenti Europian votoi kundër një nisme të tillë surrogacie, duke e konsideruar këtë proces, shfrytëzim dhe trafikim të qenieve njerëzore.

 

Me 563 vota Parlamenti evropian zyrtarisht e quajti surrogacinë një krim të ri, në direktivën kundër trafikimit, të Bashkimit Europian.

 

Në fillim të këtij viti nga Këshilli Evropian propozoi që jo vetëm surrogacia, por edhe martesa e detyruar dhe birësimi i paligjshëm të quhen si lloje të shfrytëzimit, nën përkufizimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page