top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KPK KËRKESË KUVENDIT: KËRKOJMË RRITJE PAGE PËR DISA FUNKSIONE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka depozituar në Kuvend propozimin për rritjen e pagave të stafit të tij.

 

Në propozimin e nënshkruar nga kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, z. Roland Ilia, sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, vihet re se është kërkuar rritja e pagës për 6 funksione.

 

Sipas propozimit, paga e sekretarit të përgjithshëm propozohet të rritet nga 150 000 lekë në muaj, në 235 000 lekë në muaj.

 

Për funksionin “Drejtor”, propozimi është që paga të rritet nga 107 000 lekë në muaj në 180 000 lekë në muaj.

 

Për funksionin “përkthyes” propozohet rritja nga 107 000 në 155 000.

 

Për funksionin koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë propozohet dyfishimi i pagës nga 86 500, në 155 000 lekë në muaj.

 

Për funksionin “specialist” rritja e propozuar është nga 65 200 lekë në muaj në 80 000 lekë në muaj.

 

Për funksionin e Këshilltarit pranë Mbledhjes së Komisionerëve dhe Kryetarit propozohet që paga të dyfishohet, nga 73 500 në 155 000 lekë në muaj.

 

Në propozimin drejtuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, sqarohet se ky ndryshim nuk sjell asnjë ndryshim në numrin e përgjithshëm të punonjësve të përhershëm të KPK, prej 76 vetësh.

 

Sipas dokumentit, efekti financiar i ndryshimeve të propozuara pritet të jetë 2 418 000 lekë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page