top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KPA-ja LA NË FUQI VENDIMIN E KPK-së | U SHKARKUA PËRFUNDIMISHT NGA DETYRA PROKURORI I VLORËS HYRJET LAMAJ; NUK JUSTIFIKONTE PASURINË MATERIALE ME RROGËN E SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 16
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për të shkarkuar nga detyra prokurorin e Vlorës Hyrjet Lamaj.


Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ishte i përbërë nga:

1- Znj. Albana Shtylla (kryesuese).

2- Znj. Natasha Mulaj (relatore).

3- Znj. Mimoza Tasi.

4- Znj. Rezarta Schuetz.

5- Z. Sokol Çomo (të tre anëtarë).


Trupi gjykues la në fuqi vendimin e marrë më 26 maj të vitit 2023, pas ankimimit të bërë nga z. Hyrjet Lamaj më 26 korrik të vitit 2023.


Vendimi sipas KPA-së u muar më datë 9 qershor me shumicë votash.


Më datë 15.06.2025, subjekti i rivlerësimit i drejtoi Kolegjit në rrugë elektronike një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes me qëllim paraqitjen e disa provave të reja bashkëlidhur kërkesës, me rëndësi të drejtpërdrejtë për rivlerësimin e ligjshmërisë së burimit të të ardhurave të personit të lidhur me të.


Kjo kërkesë e subjektit të rivlerësimit është depozituar në Kolegj edhe në rrugë postare.


Në seancën e mëparshme, të datës 11.06.2025, bëmë me dije që vendimi për çështjen është marrë më datë 09.06.2025, rrjedhimisht kjo kërkesë nuk do t’i nënshtrohet shqyrtimit në këtë proces gjyqësor, por subjekti i rivlerësimit do të marrë administrativisht përgjigje lidhur me të”, tha KPA.


Prokurori i Vlorës Hyrjet Lamaj u shkarkua nga detyra në maj të 2023 pasi iu gjetën probleme me deklarimin e pasurisë materiale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page