KPA E PËRJASHTOI PËR 15 VJET NGA SISTEMI I DREJTËSISË | ALFRED BALLA E DONONCON VENDIMIN SI TURPSHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 21, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alferd Balla ka reaguar ashpër pas vendimit të Kolegjit të Apelimit, që i ndalon të jetë pjesë e organeve të drejtësisë për 15 vjet.
Ai pranoi të futej në veting si ndihmës gjyqtar, por më pas u dorëhoq dhe kërkoi ndërprerjen e rivlerësimit.
KPK nuk mori vendim për të, mirëpo Komisioneri Publik e ankimoi vendimin, duke u shprehur se sipas ligjit, ai duhet të jetë për 15 vjet jashtë sistemit.
Z. Balla paralajmëron ankimim në Strasburg.
Reagim | Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua.
Ky vendim më la shije jo të mirë edhe pse nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat.
Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje.
Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet GjEDNj.
Më keq me vjen për avokaten time, që kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së…
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit