top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT (KPA) LA NË FUQI SHKARKIMIN E GJYQTARIT TË TIRANËS EMILJANO RULI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Emiljano Ruli.


Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga:

1- Znj. Rezarta Schuetz (kryesuese).

2- Znj. Albana Shtylla (relatore).

3- Znj. Mimoza Tasi.

4- Znj. Natasha Mulaj.

5- Z. Sokol Çomo (anëtarë).


KPK-ja shkarkoi nga detyra z. Ruli më 29 korrik të vitit 2022, për probleme në kriterin e pasurisë.


Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1- Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 557, datë 29.07.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Emiljano Ruli.


Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Z. Ruli përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.


Prej vitit 2013, z. Ruli ushtronte funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page