top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOZENCË (COSENZA) | DY QYTETARË PAKISTANEZË U ARRESTUAN; PROKURORIA I AKUZON SE DOGJËN TË GJALLË KATËR BASHKËKOMBAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 2
  • 1 min read
KOZENCË (COSENZA) | DY QYTETARË PAKISTANEZË U ARRESTUAN; PROKURORI I AKUZON SE DOGJËN TË GJALLË KATËR BASHKËKOMBAS.

Kozencë (Cosenza), Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato), mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë së Kastrovilarit (Castrovillari) arrestuan:

1- Dy qytetarë pakistanezë.


Ata konsiderohen të përfshirë në vrasjen e katër punëtorëve pakistanezë të punësuar në ferma; të cilët i dogjën të gjallë dje në mëngjes në Amendolara.


Arrestimi erdhi në fund të një marrjeje të gjatë në pyetje, të cilës të dy iu nënshtruan në selinë e policisë së Kozencës, ku u dërguan dje në mbrëmje pasi u ndaluan në Villapiana.


Hetuesit nga Skuadra Fluturuese i gjurmuan falë sistemit të mbikëqyrjes me video në stacionin e benzinës ku ndodhi vrasja, i cili kapi çdo fazë të krimit të shumëfishtë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page